In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Themelorja refuzon kërkesën e “Monego-s”, kompania paralajmëron apelim të vendimit

me 23 Dhjetor 2019 ora 16:47

U Kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, në një vendim të marrë më 23 dhjetor, ka refuzuar kërkesën e aksionarit “Monego” për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes, e cila, siç thotë kompania “Monego”, do të mbronte punonjësit dhe pasuritë e ndërmarrjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi kanë konfirmuar që aksionari “Monego” do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme.

“Zyra KOCI & VOKSHI që është përfaqësuese e autorizuar e aksionarit ‘Monego’ do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme. Në emër të aksionarit të ‘Monegos’, i kërkojmë BQK-së që të sigurojë mbrojtjen e aseteve të kompanisë”, thekson Vokshi.

Aksionari i “Monegos” i bën thirrje administratorit të caktuar nga BQK-ja, Visar Zeneli, të sigurojë raportin për veprimet e tij të bëra në javën e parë që nga data 6 dhjetor, detyrë e dhënë nga BQK-ja – të mbledhë kredi të papaguara të interesit të kreditorëve.

Siç është raportuar të premten, më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës vendosi të revokojë licencën për kompaninë “Monego”, duke emëruar një administrator të Bankës Qendrore.

“Aksionarët e kompanisë do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtat e tyre”, thuhet në reagimin e “Monegos”.