In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Thirrja për hapjen e teatrove ende pa përgjigje

me 18 Shtator 2020 ora 18:05

U Kopjua

Institucionet shtetërore ende nuk kanë një afat konkret se kur mund të hapen teatrot. Qysh prej 13 marsit, ashtu sikurse shumica e institucioneve kulturore, kanë pezulluar aktivitetin. Kjo ka bërë që programet vjetore të mos jetësohen, por edhe kriza është thelluar. Përderisa në ditën e 14-të të këtij muaji janë hapur edhe shkollat, për teatrot ende nuk ka asgjë konkrete.

Për udhëheqësit e teatrove, qofshin ato publike apo private, qasja e shtetit është krejt e pakuptimtë. Një peticion, që u është drejtuar ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ende nuk ka dhënë ndonjë efekt. Por zyrtarët qeveritarë tetorin e shohin si kohë kur është e mundshme që të hapen teatrot.

Zëvendësministri i Kulturës, Engelbert Zefaj, ka thënë se kanë biseduar për këtë çështje, shkruan KOHA.

“Me shumë gjasë gjatë muajit tetor, nga pjesa e dytë do të lirohen pak masat. Kjo vlen vetëm nëse gjendja vazhdon me qenë stabile, siç është tani për tani”, ka thënë ai.

Një peticion i nisur nga qendra “Multimedia” për hapjen e teatrove, për një javë është nënshkruar nga 500 veta.

Dramaturgu Jeton Neziraj, i cili udhëheq me “Multimedian”, ka thënë se teatrot duhet të hapen.

“Duhet të hapen, sepse shëndeti i publikut në salla nuk mund të rrezikohet më shumë sesa, ta zëmë, në gym, në shopping-mall e në kafene, që tani i kemi parë se po gëlojnë nga njerëzit pa maska”, ka thënë ai. Sipas Nezirajt, teatrot kanë mundësi dhe kapacitete t’i përfillin të gjitha masat e sigurisë që mund të jenë të nevojshme. Ka thënë se është dyfytyrësi kur ministrat e zyrtarët qeveritarë organizojnë evente të ndryshme në ambiente të mbyllura, ndërkohë që këtë gjë ua ndalojnë teatrove.

“Teatrot duhet të hapen sa ma shpejt”, ka thënë ai.

Erson Zymberi, që është drejtor i Teatrit të Gjilanit, ka thënë se vazhdon të mendojë se është e pakuptimtë dhe dëshpëruese moshapja e teatrove. Sipas tij, skena kulturore aktualisht është në kohën më të vështirë të saj, para një humnere e kolapsi total, dhe sa më shumë që zgjatet kjo gjendje, aq më shumë do të ketë vështirësi për rimëkëmbje.