In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

TikTok-u prezanton një mënyrë të re për krijuesit për të fituar para

me 6 Maj 2022 ora 14:04

U Kopjua

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, plani i TikTok-ut është që të ndajë fitimet me krijuesit më të mëdhenj kur shfaqen video të caktuara pranë klipit të tyre.

Programi është i ngjashëm me atë të përdorur nga shërbimi video YouTube për të paguar krijuesit e tij dhe rezultati mund të jetë një pagesë më e rëndësishme.

Programi i ri quhet TIkTok Pulse dhe lejon shfaqjen e reklamave me “4 për qind të klipeve më të shikuara në TikTok”.

Krijuesit me të paktën 100,000 ndjekës do të marrin një pjesë të të ardhurave kur klipet e tyre të hyjnë në programin e përmendur.

TikTok do të ndajë 50 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat me krijues të caktuar, që është afër asaj që YouTube u ofron krijuesve, ose 55 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat.

Programi TikTok Pulse do të nisë në qershor në SHBA dhe do të zgjerohet në tregje të tjera në vjeshtë.