In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Totaj: Kryeministri Kurti injoroi Hasin edhe pas dëmeve të shkaktuara nga moti

me 22 Maj 2020 ora 10:51

U Kopjua

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka komentuar vizitën e djeshme të kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në Suharekë dhe Mamushë, derisa thotë se ata nuk kanë gjetur kohë ta vizitojnë edhe Hasin, pas motit me furtunë.

Dy ditë më parë fortuna shkaktoi dëme të shumta në bujqësi, infrastrukturë dhe në ekonomitë familjare.

Totaj shkruan se është për të ardhur keq, se si Kryeministri nuk gjen kohë ta vizitojë një rajon të madh, për t’i ofruar përkrahjen e merituar institucionale.

Ai madje thotë se gjatë tri viteve të fundit, kur pushtetin lokal e udhëheq Vetëvendosje, Hasi është injoruar vazhdimisht.

Kjo qasje, sipas tij tregon se Kurti e Haksuka shkojnë në Has, vetëm sa për të “shnuk” vota, të cilat ndonëse të pakta, deri tash i kanë marrë pa asnjë meritë

Injorimi i Hasit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i komunës…

Posted by Shaqir Totaj on Friday, May 22, 2020