Gazetari Milaim Zeka ka njoftuar se familja e dëmtuar nga ministrja Rozeta Hajdari, i është drejtuar Inspektoriatit Policor, pasi sipas tyre dyshohet se ka pasur shkelje nga hetuesit policor, shkruan Kosova.LIVE.
“Familja e vajzes te shtypur ne shputen e kembes, kohe me pare, jo larg Komunes te Prishtines ne Arberi, sipas burimeve tona brenda Inspektoriatit te Policise, ka paraqitur ankese ndaje hetuesve policor, ne rastin e akcidentit te shkaktuar ndaje nje vajze 9 vjeçare, e cila kishte pesuar lendime ne shputen e kembes.
Prinderit e vajzes kane konstatuar se policia qellimshem ka devijuar hetimet.
Perpos kesaj, pershkrimi i akcidentit, perpos qe ka shume mangesi, ky eshte zbutur qellimit, me qellim te shfajesimit.”, ka shkruar Zeka në njoftim.