In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Trump i jep ultimatum OBSH-së për trajtimin e Covid-19

me 19 Maj 2020 ora 09:46

U Kopjua

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke e kërcënuar se do t’i tërheqë fondet e SHBA-së për Covid-19.

Në letër përmendet një afat 30 ditor ku OBSH duhet të angazhohet për “përmirësime thelbësore” ose rrezikon të humbasë miliona dhe anëtarësimin e SHBA-së në të njëjtën kohë.

E drejtuar për shefin e OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, në letër ka kritika për fazat e reagimit të kësaj organizate që nga muaji dhjetor.

Më herët gjatë ditës, Trump  e quajti këtë institucion shëndetësor të Kombeve të Bashkuara “një kukull të Kinës”.

Presidenti amerikan, që pritet të përballet me zgjedhje këtë vit dhe është kritikuar edhe vet për menaxhimin e pandemisë, e ka fajësuar Kinën se është munduar ta fshehë shpërthimin e virusit dhe ka fajësuar OBSH-në që ka dështuar ta bëjë përgjegjës Pekinin zyrtar.

SHBA-ja ka më shumë se 1,5 milion raste me koronavirus nga 4,8 milionë raste të konfirmuara globalisht, dhe më shumë se 90,000 vdekje.

Ultimatumi i Trump vjen gjithashtu në një kohë presioni për OBSH-në.

Të hënën, Dr. Tedros mbështeti një inspektim se si organizata që ai drejton e ka menaxhuar situatën me pandeminë. Ai ka thënë se një vlerësim i pavarur do të bëhet “në momentin e duhur sa më parë”.