In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Twitter do të testojë opsionin e bllokimit të përgjigjeve

me 9 Janar 2020 ora 10:12

U Kopjua

PRISHTINË | 09 JAN 2020 | Nga KosovaLive

Rrjeti social Twitter tha se do të testojë opsione të reja, që u mundësojnë përdoruesve të kontrollojnë se kush mund të përgjigjet në postimet e tyre, apo t’i bllokojnë përgjigjet plotësisht.

“Ne duam t’iu ndihmojmë njerëzve që të ndjehen të sigurt kur marrin pjesë në bisedat në Twitter”, tha kompania.

Ky veprim vjen pasi kompanitë e mediave sociale janë nën presion në rritje për t’i adresuar të ashtuquajturat ngacmime në internet.

Twitter tashmë ofron një opsion që u lejon përdoruesve t’i fshehin përgjigjet në postimet e tyre.

Kompania njoftoi për eksperimentin që do ta bëjë këtë vit gjatë një prezantimi në Las Vegas.

Në vitin 2018, shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey, ka premtuar se do ta përmirësojë “shëndetin” e bisedave publike.