Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Tyson shokon botën: Jam shumë afër vdekjes

11:19 / 21 Korrik 2022

U Kopjua

Ndonëse ka kohë që ka dalë në pension, Mike Tyson vazhdon të tërheqë vëmendjen.

Këtë herë, fokusi i publikut është në deklaratat e tij nga podkasti Hotboxin’ me Mike Tyson, në të cilin i ftuar ishte Sean McFarland.

“Sigurisht që të gjithë do të vdesim një ditë. Kohët e fundit shikoj shpesh në pasqyrë dhe shoh disa pika në fytyrë që nuk i kam parë më parë. I them vetes se jam afër fundit, se do të vdes shumë shpejt”, tha Tyson, një nga boksierët më të mirë në histori.

“Paratë nuk janë asgjë për mua. Unë gjithmonë u them njerëzve që mendojnë se paratë do t’i bëjnë të lumtur se kjo është një gënjeshtër. Kur ke para, nuk mund të presësh dikë të të do. Si do ta rrëfejë dikush sinqerisht dashurinë e tij kur ke 500 milionë dollarë?”

“Ai thjesht të jep një ndjenjë të rreme sigurie. Ti mendon se asgjë nuk mund të të ndodhë. Nuk beson se bankat mund të dështojnë. Ti beson se je i pathyeshëm kur ke shumë para, por e gjitha është një gënjeshtër. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë them se është një iluzion”, përfundoi ai.