In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

U kap duke i thënë rivalit pas ndeshjes të vijë në United, reagon Solskjaer

me 8 Korrik 2020 ora 14:45

U Kopjua

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka mohuar lajmet se Manchester Unitedi po përgatitet ta transferojë Nathan Aken, që u nxitën pasi Solskjaer ishte zënë duke i folur qendërmbrojtësit pas fitores me rezultat 5:2 në Old Trafford javën e kaluar.

Kamerat televizive e kapën trajnerin e Manchester Unitedit duke biseduar me mbrojtësin e Bournemouthit pas ndeshjes, ndërsa analistët e ndryshëm pretenduan se Solskjaer i kishte thënë futbollistit se i duhet një qendërmbrojtës me këmbë të fortë të majtë, transmeton Kosova.LIVE

Ky pretendim mbështetej nga videot e dala në rrjete sociale, ku tifozët vlerësonin sipas audios dhe tentonin t’ia lexonin buzët trajnerit të Manchester Unitedit.

Megjithatë, tifozët që u shprehën pro transferimit të Akes mbetën të zhgënjyer pas intervistës së fundit të Solskjaer, i cili mohoi të ketë thënë diçka të atillë.

“Ne i kemi shtatë qendërmbrojtës, nuk e di se nga ka dalë ky lajm. Ne jemi në rregull”, ka thënë Solskjaer.

Barazimi i Leicesterit me Arsenalin të martën ia mundëson Manchester Unitedit ta ketë në dorë të vet kualifikimin për në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi që Djajtë e Kuq tani e kanë të garantuar një vend në top katërshe nëse i fitojnë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.