Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Udhëheqësi i Komunitetit Musliman Ahmedia i drejtohet Konferencës Ndërkombëtare mbi lirinë e fesë

08:17 / 11 Korrik 2022

U Kopjua

“Komuniteti Musliman Ahmedia ka qenë vetë viktimë e persekutimit të rëndë fetar, deri në masën që janë miratuar ligje të neveritshme kundër nesh që i pengojnë anëtarët tanë të shprehin dhe praktikojnë besimet e tyre themelore fetare.

Gjatë një periudhe prej shumë dekadash, muslimanët ahmedianë janë shënjestruar pa mëshirë vetëm për shkak të besimeve të tyre fetare dhe shumë prej tyre kanë humbur jetën si rezultat i sulmeve krejtësisht çnjerëzore dhe barbare nga ekstremistët fetarë.

Duke folur për përgjigjen e muslimanëve ahmedianë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi dhe tha:“Ne [muslimanët ahmedianë] kurrë nuk jemi përgjigjur dhe kurrë nuk do t’i përgjigjemi një urrejtjeje dhe mizorie të tillë në një mënyrë të ngjashme. Përkundrazi, përgjigja jonë do të jetë gjithmonë dashuri dhe paqe.

Bazuar në mësimet e Islamit, ne u themi muslimanëve dhe jomuslimanëve, se të gjithë njerëzit duhet të jenë gjithmonë të lirë të shprehin dhe praktikojnë besimet e tyre fetare në mënyrë paqësore. ” Ai vazhdoi duke folur për theksin që Kurani Famëlartë vë në mbrojtjen e lirisë fetare. Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha: “ Allahu i Plotfuqishëm e ka sanksionuar lirinë e besimit dhe lirinë e ndërgjegjes në atë masë sa që Kurani Famëlartë thotë se lejimi i përdorimit të forcës lejohet vetëm si përgjigje ndaj atyre që kërkojnë ta mënjanojnë fenë nga bota.

Në fakt, Kurani i Shenjtë thekson kategorikisht se nëse dikush nuk përgjigjet me forcë ndaj atyre që kërkojnë të shkatërrojnë fenë, atëherë asnjë kishë, sinagogë, tempull, xhami apo ndonjë vend tjetër adhurimi, ku përmendet emri i Zotit, nuk do të mbetet i sigurt.

Prandaj, Kurani i Shenjtë iu ka bërë detyrë fetare muslimanëve mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të të gjitha besimeve dhe e ka bërë lirinë e besimit një gur themeli të fesë sonë. ” Ai theksoi gjithashtu rëndësinë themelore të besimit në Zot për të sjellë paqen e vërtetë.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha: 3​“ Si një person fetar, besoj nga zemra se liria e vërtetë dhe paqja e qëndrueshme në botë nuk janë të mundshme derisa njerëzimi të arrijë të njohë Krijuesin e tij, të përmbushë të drejtat e Tij dhe të veprojë sipas urdhërimeve të Tij.

Qofshin të prirur fetarisht apo jo, ne duhet të pranojmë se ekziston Një Zot, i Cili është Krijuesi dhe në Dorën e të Cilit qëndron i gjithë Krijimi, dhe prandaj është detyra jonë të përmbushim të drejtat e Tij dhe të gjithë njerëzimit. ” Duke përfunduar, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u lut dhe tha: “ Allahu i Plotfuqishëm mundësoftë që liria dhe harmonia e vërtetë fetare të mbizotërojë dhe të gjitha komunitetet dhe popujt në mbarë botën të jetojnë të lirë sipas bindjeve të tyre.

” ——————- Burimi : https://www.pressahmadiyya.com/press-releases/2022/07/head-of-ahmadiyya-muslim- community-addresses-international-conference-on-freedom-of-religion/

Kosova.LIVE.