In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

UEFA godet edhe dy klubet e mëdha Serbe, pritet përjashtimi i tyre

me 15 Gusht 2020 ora 17:09

U Kopjua

Dy nga klubet më të madhe të futbollit në Serbi, Crvena Zvezda dhe Partizani janë në telashe të mëdha dhe mund ta pësojnë nga UEFA.

UEFA ka zero tolarancë për lojtarët që rezultojnë pozitiv me koronavirus dhe kjo është arsyeja pse edhe klubet serbe mund të përjashtohen nga garat europiane.

Futbollisti i Napredak, Marko Mrkic, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe me këtë skuadër Partizani është takuar në raundin e parë të fazës parakualifikuese për Ligën e Europës, teksa Zvezda ka zhvilluar një miqësore me ta para tre jave, shkruajnë mediat serbe. Mrkic tani duhet të karantinohet, teksa ende nuk dihet nëse ndonjë nga lojtarët tjerët të skuadrës nga Krusevac ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Zvezda do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve të martën, kurse Partizani pas një jave në kualifikimet për Ligën e Europës. Klubet serbe po shpresojnë që Mrkic nuk ka infektuar askënd, sepse kjo mund t’i kushtojë me përjashtim nga garat.

Kujtojmë që së fundmi kampionia e Kosovës, Drita, e humbi me rezultat zyrtar (3:0) ndeshjen finale të fazës parakualifikuese për Ligën e Kampionëve, shkaku i një lojtari që kishte rezultuar pozitiv para ndeshjes. Një fat i njëjtë duket se është duke e ndjekur edhe Lokomotivën e Zagrebit.