In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“Uroj një të dielë të paqtë”, Rama ndan pamjet magjepsëse nga Syri i Kaltër

me 14 Qershor 2020 ora 09:50

U Kopjua

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje nga bukuritë magjepsëse të Syrit të Kaltër.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë peizazh nga Syri i Kaltër, ju uroj të dielë të paqtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër, në jug të Shqipërisë.

Syri i Kaltër është një burim me origjinë karstike me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Syri i Kaltër ka një thellësi më shumë se pesëdhjetë metra. Nga thellësia e burimit dhe veçantia e vrimës karstike uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit.

https://www.facebook.com/watch/?v=271367107313111