In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vajza siriane që qeshte me bombardimet – fillon jetën në Turqi (FOTO)

me 27 Shkurt 2020 ora 16:00

U Kopjua

Salwa, një vajzë siriane e cila u bë e famshme pas një video që e tregonte atë me të qeshura përballë bombave nga regjimi sirian në provincën Idlib dhe u bë virale në mediet sociale, ka udhëtuar në Turqi me familjen e saj për të filluar një jetë të re.

Ajo dhe babai i saj, Abdullah Muhamed, shfaqën në video duke luajtur një lojë me të ndërsa avionët e luftës lëshojnë bomba pranë shtëpisë së tyre në Siri, transmeton Klan Kosova

Gjatë lojës, ai mori një qasje unike ndaj tingullit të vazhdueshëm të bombave. Në vend që të frikësohej, ai e mësoi Salwën të qeshë. Kjo tha ai ndihmoi në përvojën traumatike të familjes.

Muhamedi tha: “Ne i dorëzuam botës mesazhin tonë me këtë video të xhiruar në kohën e sulmit.”

“Unë do të doja të falënderoja qeverinë turke për gjithçka. Para dhe pas revolucionit, Turqia ndihmoi Sirët në çdo fushë. Turqia po bën gjithashtu çmos për sirianët që jetojnë brenda kufijve të saj, “shtoi ai.