In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vdes 63-vjeçari nga Gjilani, viktima e 52-të nga Coronavirusi në Kosovë

me 1 Korrik 2020 ora 13:58

U Kopjua

Edhe një person i infektuar me koronavirus ka vdekur gjatë ditës së sotme, duke çuar kështu në total në 52 numrin e të vdekurve.


Bëhet fjalë për një 63 vjeçar nga Gjilani, shkruan Kosova.LIVE

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga komuna e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka konfirmuar rastin e vdekjes së qytetarit të katërt nga kjo sëmundje infektive dhe i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

Njoftimi i plotë:

Haziri: Rasti i ndarjes nga jeta të Isuf Muratit, dhimbje për të gjithë dhe thirrje për kujdes

Gjilan, 1 korrik 2020 – Komuna e Gjilanit në ditën e 111 të ballafaqimin me pandeminë globale Covid-19, sot ka marrë lajmin e hidhur nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe gjithashtu edhe nga familja, se ka ndërruar jetë Isuf Murati, i lindur në vitin 1957, me vendbanim në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka konfirmuar rastin e vdekjes së qytetarit të katërt nga kjo sëmundje infektive dhe i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale Covid-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie”, ka thënë kryetari Haziri, në adresimin e tij për publikun.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri apelon te të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet që në asnjë moment mos ta neglizhojnë këtë virus, sepse ai me vete po merr jetëra njerëzish.

“Apeloj te të gjithë qytetarët ti respektojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të profesionistëve, maskat, dorezat, distanca, sepse janë baza e të jetuarit në përditshmërinë tonë. Nuk duhet shmangur këto rekomandime sepse ky virus është një kërrcënim i shëndetit publik. Mos jep shërbim dhe mos u shërbe askund, nëse nuk përdoren masat mbrojtëse. Kujdes maksimal për të gjithë kudo që jeni”, ka përfunduar kryetari Haziri.

Për ndryshe deri më tani në përballjen prej 111 ditëve me pandeminë globale Covid-19, kemi 170 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv në Komunën e Gjilanit, prej tyre 109 janë shëruar plotësisht, 58 raste janë aktive dhe fatkeqësisht 4 qytetarë janë ndarë nga jeta.