In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vdes aktorja e “Game of Thrones”, Diana Rigg

me 10 Shtator 2020 ora 21:51

U Kopjua

Ka vdekur në moshën 82 vjeçare aktorja Dame Diana Rigg, e cila ishte pjesë e serive të famshme “Game of Thrones” dhe “The Avengers”, raporton BBC.

Te “Game of Thrones” ajo kishte luajtur rolin e Olenna Tyrell, derisa te “The Avengers” rolin e Emma Peel, transmeton KOHA.

Image

“Ajo vdiq sot në mënyrë paqësore. Ishte në shtëpi me familjen e saj, që ka kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë”, ka thënë agjenti i saj.

Më 1990 ajo kishte fituar çmimin aktorja më e mirë në Bafta TV për rolin e saj në “Mother Love”. E gjithashtu kishte fituar një çmim special Bafta në vitin 200 për “The Avengers”, të cilin e ndante me yjet e tjerë Honor Blackman, Joanna Lumley dhe Linda Thorson.

Dame Diana gjithashtu ishte e nominuar nëntë herë për çmimet Emmy, derisa e kishte fituar atë për rolin e saj Znj. Danvers në “Rebecca” më 1997.