In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vdes nga koronavirusi aktori fierak, Fatmir Xhelili

me 20 Nëntor 2020 ora 21:13

U Kopjua

Në moshën 69-vjeçare, si pasojë e koronavirusit, ka vdekur aktori i humorit fierak, Fatmir Xhelili

Për 46 vite rresht ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuar Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj. Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun.

Për aktorët e teatrit Bylis ndarja nga jeta e Fatmir Xhelilit është një humbje e madhe.

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më I mirë. Disa nga komeditë që ai ka interpretuar, rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa e Chehovit”, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri I katit 15”, etj.