In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vela: Rezultatet e zgjedhjeve pasojë e zhgënjimit qytetarë, ndryshimin e përcaktuan votuesin e rinj

me 9 Tetor 2019 ora 08:48

U Kopjua

Rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit erdhen si pasojë e zhgënjimit nga partitë që udhëhiqen me shtetin për dekada më radhë.

Kështu thotë për Ekonomia Online njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, i cili mendon se këtë rezultat e përcaktoi dalja e votuesve të rinj që kishin bërë një vlerësim të performancës politike.

“Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit në fakt është si pasojë e ngritjes së daljes së përgjithshme të votuesve dhe besoj se votuesit e moshave të reja kanë marrë pjesë më shumë sesa herëve të kaluara dhe besoj poashtu votuesit kanë bërë një vlerësim të performancës politike në bazë të veprave të tyre në qeverisje dhe ishte një far vlerësimi që qytetarët nuk ishin të kënaqur me qeverisjen e deritanishme, sidomos në dy vitet e fundit dhe normalisht që votuesi i mbështeti partitë në opozitë, këtë rast LVV-në dhe LDK-në”, ka thënë Vela.

Ai foli edhe për procesin e krijimit të institucioneve, ku thotë se fillimisht duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe nëse kjo arrihet të bëhet me kohë, atëherë shkohet në krijimin e qeverisë.

“Po Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 e ka qartësuar procesin e krijimit të institucioneve. Shumë thjeshtë partia ose subjekti i parë i cili del nga zgjedhjet e ka të drejtën që të fillojë procesin e krijimit të institucioneve. Hapi i parë është konstituimi i Kuvendit dhe nëse kjo arrihet të bëhet me kohë, atëherë shkohet në krijimin e qeverisë”.

“Por, pasi që ka nevojë për koalicion politik mes disa partive për themelimin e institucioneve, kjo do të bëhet tek pas arritjes së marrëveshjes politike”, ka thënë Vela.

Në javën e parë sipas Velës, qeverinë e ardhshme e presin disa tema të nxehta, duke përfshirë dialogun me Serbinë si dhe raportet me Bashkimin Evropian.

“Duke u bazuar në kampanjën elektorale të këtyre zgjedhjeve, theksi është vendosur në shtetin e së drejtës apo luftimin e korrupsionit dhe besoj se kjo do të jenë prioritetet e politikës së brendshme, duke përfshirë edhe reformën në sistemit të arsimit, shëndetësor por edhe çështjen e modelit të zhvillimit ekonomik të brendshëm”.

“Por nuk duhet të anashkalohet faktin se Kosova ka edhe disa procese që lidhen e me politikën e jashtme, pra në raport sidomos me Serbinë dhe në raport me Bashkimin Evropian dhe këto gjithashtu janë tema të nxehta të cilat e presin qeverinë e ardhshme që në javët e para t’i adresojë ato”, ka thënë Vela.