In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vendos Gjykata Supreme, Basri Sejdiu rikthehet në krye të SHSKUK’së

me 23 Shkurt 2021 ora 18:36

U Kopjua

Gjykata Supreme e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e ish-drejtorit të SHSKUK’së, Basri Sejdiu, për ta rikthyer në vendin e tij të punës.

Me anë të një vendimi nga Gjykata Supreme të cilën Gazeta Metro e ka siguruar, kjo Gjykatë ka vendosur që ta refuzon vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendin e punës së Basri Sejdiut.

Pas këtij vendimi, Basri Sejdiu do të duhej të rikthehet në punë si drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, post ky që tani po ushtrohet nga infektologu Valbon Krasniqi.

Kujtojmë se Basri Sejdiu ishte shkarkuar në korrik të 2020 nga një Bordi i ri i SHSKUK.