In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vetëm 10 vjeç, kryen vjedhje në Viva Fresh, kur e ndalon sigurimi, i drejton revolen lodër dhe bashkë me shokë ikën në marketi

me 14 Janar 2021 ora 14:04

U Kopjua

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë. 

Aty disa të mitur kanë kryer grabitje në Viva Fresh që ndodhet në rrugën “Daradania” në Fushë Kosovë.

Kosova.LIVE merr vesh se  njëri nga ta është vetëm 10 vjeçar. Ai së bashku me një 15 dhe një 13 vjeçar dhe një person tjetër kanë hyrë në market dhe fillimisht kanë nisur të vjedhin mallra.

Në momentin që i ka ndalur sigurimi, 10 vjeçari ka nxjerrë një armë lodër duke e kërcënuar rojën e sigurimit.

Katër të miturit pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësia policore ka arrit t’i gjejë dhe t’i shoqërojë në stacionin policor të dyshuarit. /Kosova.LIVE