Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vetura e vjedhur më 2020 në Holandë, ndalohet në Han të Elezit

me 27 Maj 2022 ora 19:31

U Kopjua

Policia ka ndaluar sot në hyrje të Kosovës për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë e cila është vërtetuar se është lajmëruar si e “vjedhur” më 2020 në Holandë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje.

“Policia kufitare, sot më 27.05.2022 rreth orës 16:50, në Han të Elezit, në hyrje për në RKS, ka ndaluar për kontrollim në vijën e dytë një veturë me targa të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kovës së bashku me policë nga FRONTEX të cilët janë me mision në PKK Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë. Vlen të ceket se në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës”.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt”.