In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

VIDEO kur kërcet grushti nga njerëzit e Bahtirit ndaj aktivistëve të VV-së

me 25 Shtator 2021 ora 19:09

U Kopjua

Një portal lokal “Mitrovica Raporton” ka publikuar një video ekskluzive ku shihen njerëzit e Kryetarit të Mitrovicës z. Agim Bahtiri duke i sulmuar aktivistët e Vetëvendosjes në lagjën Tjegullore.

Naim Sejdiu, ka treguar se ka qenë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në mbrëmjen e kësaj së premte ku pati një incident e për të cilin Agim Bahtiri akuzoi PDK.

Sejdiu për Klankosova.tv ka thënë se nuk i përket asnjë partie politike, por që ka shkuar aty për të dëgjuar ofertën e Bahtirit për zgjedhje.

“Arianit Sejdiun i cili kandidon për asamble me Lëvizjen Vetëvendosje e kam familjar dhe kemi shkuar aty për ta dëgjuar programin. Kemi qenë të ftuar në këtë tubim si banorë të lagjes dhe kam shkuar”.

“Pasi e ka mbaruar fjalën Agim Bahtiri i kam thënë se po dua t’i bëj një pyetje, por nuk më la lejuar duke m’u përgjigjur me “Natën e mirë”. I kam thënë se “vetë na ke ftuar dhe ne po duam ta dimë se çfarë do të bësh”, ai përsëri ma ka kthyer me “Natën e mirë”. I kam thënë se “nuk po vepron mirë” dhe kemi dalë pastaj”, është shprehur Sejdiu përmes telefonit”.