In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Virusi dhe kriza e identitetit të Evropës

me 25 Korrik 2020 ora 22:39

U Kopjua

Në pjesën e dytë të intervistës me Gianna Pomatas, profesoreshë e pensionuar në Institutin e Mjekësisë në Universitetin “Johns Hopkins”, fola për valët e pandemive dhe ndikimin e tyre në rrjedhat shoqërore e historike. U ndal goxha shumë edhe të kriza politike dhe etike e Evropës në përgjithësi dhe Bashkimit Evropian në veçanti. Ajo shtjellon në mënyrë kronologjike pasojat e llojeve të ndryshme të sëmundjeve ngjitëse që shuan familje të tëra, po edhe dërmuan perandori. E nisi me reagimin e njerëzve ndaj pandemive.

Pomata më tha: “Kronikat e murtajës përshkruajnë shuarjen e familjeve. Njëherësh, qeniet njerëzore janë kreative. Ato reagojnë kundër kësaj rënieje të supozuar morale me krijimin e institucioneve të reja. Ta zëmë, krijojnë borde për shëndet, që vihen në krye të karantinës”. Për herë të parë, spitalet i ndajnë pacientët në pavijone të veçanta, me qëllim që, ta zëmë, ata me eshtra të thyera e me plagë të trajtohen ndaras prej atyre me sëmundje të tjera. Kishte edhe ngritje të shoqatave të tregtarëve, për të marrë përsipër kostot mjekësore dhe shpenzimet e funeralit. “Kështu mund t’i shihje të dy këta trendë”, më tha Pomata. “Në njërën anë, murtaja shërben si njëfarë acidi. Në anën tjetër, njerëzit mundohen të rikrijojnë marrëdhëniet – mbase të krijojnë marrëdhënie më të mira”.

Kur e telefonova Pomatan përsëri më 7 prill, duke përdorur “Zoomin”, ajo foli për një mishërim hyjnor: një buqetë me lule. E pyeta pse e mendonte këtë. “Kishte një lule të madhe pranë derës së shtëpisë së vogël të gjyshit në katund kur isha e vogël”, kujtonte ajo. Shtëpinë e kishte në Sardinia, ku ishte rritur Pomata. “E doja gjyshen dhe shtëpinë. Andaj më pëlqen ajo bimë. Mezi ia mbaj mend ngjyrën. Lulet e saj kanë një të kaltër të çelët, si qielli i pasdites së verës në Teksas ku jetoj unë, ku ngjyra pothuajse zvetënohet. Plumbago kultivohen në temperatura të larta.

Shenjat e Vdekjes së Zezë

Motra e Pomatas, Daniela, është mjeke e urgjencës në Bolonjë në “Sant’Orsola-Malpighi”, poliklinika më e madhe në Itali. Motrat jetojnë në të njëjtën ndërtesë. “Rrinim bashkë gjithnjë dhe tani nuk mund ta takoj”, më tregoi Pomata. Prej shpërthimit të pandemisë, motra e saj kishte theksuar se virusi me kurorë nuk ishte grip i zakonshëm. “Ajo thotë: ‘Kurrë në jetë nuk kam pasur raste me pneumoni të ngjashme. Janë shkatërruese’”, më tregoi Pomata. Kur folëm më parë, kishte frikë se “Sant’Orsola” do të ngelte pa shtretër në njësinë e kujdesit intensiv. Tani kriza ka nisur të zbutet paksa.

E pyeta Pomatan nëse italianët të cilët kishin marrë veten do të lejoheshin të kthehen në punë. “Nuk ka punë për ta”, tha ajo. Edhe para goditjes së madhe ekonomike botërore të shkaktuar nga virusi me kurorë, papunësia në mesin e italianëve të rinj shkonte deri në tridhjetë për qind. “Çfarë u duhet është saktësisht çfarë po bën Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara – injektoni para në sistem”.

(Marrë nga revista “New Yorker”)