In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Visar Morina fiton çmimin e magazinës Cineuropa në Sarajevë për filmin “Exil”

me 20 Gusht 2020 ora 18:21

U Kopjua

Regjisori Visar Morina është fituesi i çmimit të magazinës Cineuropa në kuadër të Festivalit të Sarajevës, për filmin “Exil”. Cineropa është magazinë e profesionistëve të kinemasë dhe filmit evropian, dhe ky çmim i jepet një filmi, që përveç cilësive të padiskutueshme artistike, promovon edhe idenë e dialogut dhe integrimit evropian.

Ndarja e çmimeve të partnerëve të festivalit të Sarajevës i paraprin ndarjes së çmimeve kryesore që do të transmetohen live sonte duke filluar nga ora 20:10.

‘Exil’-i kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, dhe atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, ndërsa shfaqje në Sarajevë ishte premiera rajonale e filmit nga regjisori kosovar Visar Morina.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.