In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vjosa Osmani shpall kandidaturën për presidente: Kërkoj të rilegjitimohem

me 14 Janar 2021 ora 15:07

U Kopjua

Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurt në një konferencë për media kanë bërë të ditur se lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të Vetëvendosjes.

Kurti në këtë konferencë e propozoi Osmanin për presidente dhe tha se vendi ka nevojë për një presidente të re dhe se presidentja aktuale duhet të rilegjitimohet, shkruanKosova.LIVE

“Vendi ka nevojë për kryeministër dhe presidentë te re. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ligjetimojmë këtë. Kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe”, tha ai.

Se do të jetë kandidat për presidente e konfirmoi edhe Osmani.

“Do të jem unë personi që do ta kërkojë këtë rilegjitimin sepse presidenti i vendit duhet ta unifikojë vendin. Ne jemi të vetëdijshëm për procedurat në Kuvend, por një president që ka legjitimitet popull më së miri e përfaqëson këtë tipar”, u shpreh Osmani.