In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Volkswagen me qendër kërkimore të makinave elektrike në Kinë

me 12 Dhjetor 2020 ora 21:24

U Kopjua

Kompania automobilistike gjermane “Volkswagen” inuguroi një qendër kërkimore dhe zhvillimi në Hefei, kryeqendra e provincës lindore kineze Anhui, për të promovuar zhvillimin e mjeteve elektrike në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Instituti i ri do të përfshijë disa reparte, mes të cilëve ai i dedikuar kërkimit dhe zhvillimit dhe ai për garancinë e cilësisë dhe kolaudimit, në një zonë të vetme industriale dhe do të përqendrohet në industrializimin e produkteve.

“Kina është një ndër tregjet më të mëdha botërore për makinat ekologjike dhe përfaqëson një fuqi inovative për industrinë automobilistike”, -shpjegoi Stephan Wollenstein, administratori i deleguar i “Volkswagen Group China”. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të ndërtojmë dhe forcojmë përvojën tonë lokale, për dhe nga Kina drejt pjesës tjetër të botës”.

Sipas Wollenstein, faza e dytë e projektit të zgjerimit “Volkswagen Anhui”, e planifikuar për në vitin 2021, do të përfshijë modernizimin e infrastrukturës dhe pajisjeve të linjës përkatëse të prodhimit.

Fabrika do të ketë një kapacitet prodhimi vjetor prej afërsisht 350.000 automjetesh. Modeli i parë pritet të dalë nga linja e prodhimit në vitin 2023.