In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vrasja në Lipjan, fqinjët thonë se dy familjet nuk kishin probleme mes vete

me 3 Korrik 2020 ora 18:06

U Kopjua

Pranë shtëpive të familjeve Hoxha e Jakupi nga Ribari i Madh po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Mëngjesin e sotëm këto dy familje u përleshen me armë zjarri, ku si pasojë një person ka vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh, në Komunën e Lipjanit.

Por, fqinjët e tyre po shprehen të habitur, pasi që thonë se dy familjet nuk njihen për gjëra të tilla dhe se asnjëherë nuk kanë pasur probleme mes vete.

Bahti Terbeza, banor i fshatit Ribar i Madh thotë se familjen Jakupi e Hoxha e ka njohur që nga fëmijëria.

Për këto dy familje ai tregon se nuk kishin pasur asnjëherë konflikte, dhe se jetojnë shumë pranë tash e sa vjet.

“Këto dy familje janë afër këtu, kanë jetuar së bashku që sa vjet, nuk kanë pasur konflikt kurrë. Probleme nuk kanë pasur, ngjarja kish ndodh sot në mëngjes, kur dola në shitore e pash policinë këtu”, tregon ai.

Për këtë që ka ndodhur sot mes familjes Hoxha e Jakupi, ai thotë se është çuditur i gjithë fshati.

“Sipas katunarëve kam dëgjuar për ngjarjen, por diçka saktë jo. Ne po çuditem edhe vet që ka ndodhur kjo, vet po çuditem se nuk kanë pasur konflikt kurrë”, shton Terbeza.

Motivet e këtij konflikti ende nuk dihen, ndërsa rasti është duke u hetuar nga institucionet përkatëse.

Ndërkohë, që banorë të fshatit kanë treguar se personi që është vrarë, është i familjes Jakupi, i cili kishte ardhur para pak ditëve nga Zvicra.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Naser Syla, ka treguar se tre persona po trajtohen në mjekimin intensiv, si shkak i plagëve të rënda që kanë pësuar në pjesë të ndryshme të trupit. Ku sipas tij gjendja e këtyre të fundit është jo stabile. Një tjetër është liruar për tretman shtëpiak.