In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vrau të bijën 20-vjeçare, rrëfimi tronditës i babait shqiptar: E godita tetë herë me thikë, deri sa ajo nuk po lëvizte më

me 27 Shkurt 2020 ora 15:53

U Kopjua

Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares, Sabrina Lekaj, e cila u qëllua për vdekje me thikë nga babai i saj, Petrit Lekaj.

Ngjarja ndodhi verën e vitit të kaluar në Adelaide të Australisë, ndërsa arsyeja e krimit ishte “pse vajza dilte me shoqet”.

Mediat australiane kanë publikuar së fundmi një video, ku babai “monstër” rrëfen sesi i mori jetën vajzës së tij.

Në rrëfimin e dhënë për autoritetet policore, 49-vjeçari tregon si e goditi me thikë të bijën dhe pendesën e tij të thellë për krimin e kryer.

Videoja është regjistruar në një institucion të shëndetit mendor, ku ai u mbajt pas vrasjes të së bijës.

Detektivët kishin shkuar atje për ta pyetur në lidhje me krimin që shkatërroi familjen e tij dhe tronditi mbarë opinionin publik në Australi, por jo vetëm.

Pasi u lexuan të drejtat e tij, Lekaj pranoi hapur që e ka goditur tetë herë me thikë të bijën.

Ai tha:

Ishim në makinë. Unë isha në vendin e shoferit. Dhe pastaj shkova në pjesën e pasme të makinës ku ndodhej ime bijë dhe bëra atë që bëra. Unë vazhdoja ta godisja me thikë disa herë, ndërsa ajo po shkelmonte derën dhe dritaren e makinës. E godita tetë herë. Pasi ajo nuk po lëvizte më, godita me thikë veten. U pendova, pse e godita me thikë atë, pse e bëra këtë gjë.

Ngjarja makabre ndodhi në makinën e 20-vjeçares, pranë shtëpisë së tyre në Kidman Park, në korrik të vitit të kaluar.

Para agjentëve të policisë, Lekaj tha se e mori vajzën e tij në makinë për të diskutuar për “ahengjet” e saj dhe shqetësimet e tij se po ajo po merrte drogë.

Ai vijoi më tej: 

Synimi dhe qëllimi im ishte ta frikësoja atë. Nuk doja ta vrisja. Diçka u fut në mua, nuk e di, nuk mund ta shpjegoj dot këtë gjë të keqe. Unë kurrë nuk kam menduar ta vrisja, thjesht doja ta frikësoja. Është e paimagjinueshme të mendosh se çfarë kam bërë. Si e bëra këtë gjë?! Uroj që të mos isha këtu.

49-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe gjasat janë që ai të dënohet me burgim të përjetshëm.

Vendimi përfundimtar për fatin e Lekës do të merret të martën e ardhshme.