In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

VUKÇEVIQ: DOSJET E SPECIALES DOLËN NGA NATO-JA?

me 12 Shtator 2020 ora 21:25

U Kopjua

Nga selia e vjetër e NATO-s në të renë nuk ka dyshim se janë bartur dokumente.

Por dikush po dyshon se disa nga to kanë rrjedhur edhe në duart e gabuara. Bëhet fjalë për mijëra dosje që këto ditë u sollën në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e ku ndër të tjera dokumentohet edhe korrespondenca dhe takimet që ish-kryeprokurori i Task Forcës Hetuese Speciale, SITF, Clint Williamson me Ish prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq.

Është ky i fundit që ka pranuar se pikërisht brenda ndërtesës ku më herët ishte selia e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, në vitin 2014, gjendej edhe zyra e Williamsonit, e cila ishte shumë e siguruar.

Vukqeviq tani ka ngritur dilemën nëse dokumentet kanë rrjedhur edhe nga NATO, ani se tashmë me dëshmitë e mbledhura nga Williamson po merren Dhomat e Specializuara dhe Zyra e prokurorit të Specializuar që u krijuan më vonë me ligjet e Kosovës.