In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Vullkani në Alaskë dhe rënia e Republikës romake

me 27 Qershor 2020 ora 17:33

U Kopjua

Sipas një deklarate të lëshuar nga Desert Research Institute në Reno, Nevada, Joe McConnell, nga ky institut, Michael Sigl nga Universiteti i Bernit, dhe një ekip ndërkombëtar i kolegëve të tyre kanë gjetur dëshmi se dy shpërthime vullkanike në koret e akullta të Arktikut mund të kenë kontribuuar në rënien e Republikës romake dhe mbretërisë ptolemeje të Egjiptit.

Dy vjet ndotje nga shpërthimet mendohet të kenë ngacmuar rënien e skajshme të temperaturave dhe rritjen e të reshurave në botën e atëbotshme mesdhetare. Arkeologu Andrew Wilson nga Universiteti i Oksfordit, ka shpjeguar se ndryshimi i motit me gjasë shkaktoi pakësimin e drithërave dhe shtoi vështirësitë në transport, duke kontribuuar në zi buke dhe sëmundje të përshkruara në burimet e vjetra, transmeton KOHA.

Dukuria atmosferike e përshkruar si ogur në kohën e vrasjes së Jul Çezarit mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i Malit Etna në Sicili në vitin 44 para erës sonë, përderisa analizat e hirit nga një ngjarje e dytë masive ka ndodhur me rastin e shpërthimit të vullkanit Okmok II, që ndodhet në ishullin Unmak të Alaskës. McConnell ka thënë se studiuesit kanë spekuluar prej kohësh se shpërthimet vullkanike kanë kontribuuar në trazirat e atëhershme