In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

VV kërkon qasje në dokumentet e ARBK-së lidhur me licencimin e laboratorëve privatë

me 12 Gusht 2020 ora 15:00

U Kopjua

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes komisionit për Shëndetësi ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucionin e ARBK-së, për të qenë të informuar në lidhje me procesin e licensimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për COVID-19.


“Bartja e testimit për COVID-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Kujtojmë se sot janë licencuar edhe 9 laboratorë të tjerë.

Reagimi i plotë:

Grupi parlamentar i LV-së përmes deputetëve në Komisionin për Shëndetësi ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucionin e ARBK-së për të qenë të informuar në lidhje me procesin e licensimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për Covid-19.

Bartja e testimit për Covid-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike.