In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“World in Progress” për 75-vjetorin e Kombeve të Bashkuara

me 27 Qershor 2020 ora 17:32

U Kopjua

Një artist francez ka pikturuar një alamet vepre të biodegradueshme në oborrin e zyrave evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, duke shënuar 75-vjetorin e themelimit të saj.

Saype, emri i të cilit është Guillaume Legros, ka krijuar afreskun “World in Progress”, për t’ua kujtuar brezave të sotëm detyrën e tyre ndaj të ardhmes dhe natyrës. Ajo paraqet dy fëmijë të përkulur në një qerthull plot me kafshë, teksa vizatojnë një lis.

“Përmes fëmijëve dikush mund të shprehë mendime të thella, por në një mënyrë më të lehtë e më poetike. Ju mund të flisni për botën dhe vlerat që po ua lëmë atyre”, ka thënë Saype për “Reutersin”.

Artisti i grafiteve, 31 vjeç, e ka bërë imazhin duke e mbushur me sprej një përzierje të shkumësit dhe qymyrit, në një hapësirë me bar prej 6 mijë metrash katrorë në “Palais des Nations” të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Veprat e tij të mëparshme efemere në serinë “Beyond Walls” janë shfaqur afër monumenteve nga Bregu i Fildishtë në Paris.

Vepra e tij e fundit qe dhuruar nga vendi nikoqir, Zvicra. Lidhja e Kombeve, pararendësja e trupit ndërkombëtar, u mblodh për herë të parë në Gjenevë në nëntor të 1920-s. Karta e Kombeve të Bashkuara është miratuar më 26 qershor të 1945-s.