Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se Ousmane Dembele mund të largohet në afatin kalimtar të janarit, nëse nuk nënshkruan kontratën e re.
“Ne nuk mund të presim për Ousmane. Ose rinovon kontratën ose duhet të gjendet menjëherë një zgjidhje për ta shitur”.
“Mesazhi është i qartë. Ousmane Dembélé duhet të nënshkruajë kontratë të re ose ne do gjejmë një mënyrë për ta shitur atë në janar. Nuk ka tjetër rrugë”.
Dembele u transferua te Barcelona në vitin 2017 nga Dortmundi, për 140 milionë euro, transmeton Kosova.LIVE.