Ylli debuton sot në Ligën e Kampionëve

09:09 / 21 Shtator 2022

U Kopjua

Tjetër arritje historike do të jetë sot për Kosovën, ku klubi i basketbollit Ylli, do të debutojë në Ligën e Kampionëve.Ylli debuton sot në Ligën e Kampionëve

Ylli do të zhvillojë ndeshje si mysafirë ndaj skuadrës së Benficas, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së kësaj gare.

Kampioni i Kosovës do të synojë befasinë kundër portugezëve në “Pavilhao Fidelidade” të Lisbonës, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 22:00.