In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Zbulohen dy ish-futbollistë që i ngjasojnë Messit e Ronaldos, tifozët thonë se ata udhëtuan në kohë

me 8 Korrik 2020 ora 14:36

U Kopjua

Aftësitë e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në fushën e lojës janë të shumta, mirëpo a është edhe udhëtimi në kohë njëra ndër aftësitë e kësaj dysheje të futbollit?

Këtë pyetje po e shtrojnë shumë tifozë të futbollit në rrjete sociale pasi u gjetën fotografi të dy ish-futbollistëve , të cilët u ngjasojnë në pamje Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, transmeton Kosova.LIVE

Messi po krahasohet me një ish-futbollist të Athletic Bilbaos, Javier Clemente, fotografia e të cilit u bë në vitin 1969. Ai më vonë kishte qenë edhe trajner i Athleticos, ndërsa i kishte fituar dy tituj të La Ligës gjatë karrierës.

Ndërsa Ronaldo po krahasohet me ish-futbollistin serb, Dragoslav Sekularac, i cili i kishte shënuar mbi 100 gola për Crvena Zvezdan, ndërsa kishte luajtur edhe në Gjermani, Francë, SHBA dhe Kanada.

Nipi i Sekularac tani luan për ekipin U17 të Juventusit dhe e mban fanellën numër shtatë.