In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Zemaj për vdekjet në Infektivë: Ditëve në vijim dalim me veprime konkrete, secili do të marrë përgjegjësinë që i takon

me 7 Korrik 2020 ora 13:37

U Kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj ka folur për vdekjet e fundit në QKUK të pacientëve që ishin të prekur me Coronavirus.


Zemaj ka hënë se ai ka marrë raport preliminar, po ende jo raport të detajizuar për këto vdekje.

Ai ka thënë se qytetarët e sidomos familjet e të prekurve kanë të drejtë ta dinë se çka ka ndodhur me të afërmit e tyre, për çka ka paralajmëruar se do të ipet përgjegjësi.

“Kemi pasur disa vdekje në infektivë ditëve të fundit. Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre. Kemi obligim të ndërtojmë një sistem shëndetësor funksional. Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu është vendim për tu përshëndetur dhe duhet të përcillet me vendime konkrete për përgjegjësi. Secili do ti bartë përgjegjësitë që i takojnë dhe në ditët në vazhdim do të bëjmë publike edhe veprime të tjera konkrete. Si ministër kam kërkuar raport nga të gjitha hallkat përgjegjëse. Edhe në fjalinë time ju tregova se kam pranuar edhe raportet preliminare por do të pranoj edhe raporte të detajizuara duke mos harruar edhe bashkëpunimin me oragnet e drejtësisë”, u shpreh Zemaj.

Të gjithë të vdekurit nga COVID-19 në Kosovë kanë pasur sëmundje të rënda shoqëruese, ka thënë të marten Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Qytetarët dhe familjet, ata që kanë dyshime duhet ta dinë të vërtetën. Unë nuk përzihem në punën e prokurorisë por kërkoj që sa më shpejt të dalin me raport konkret se a ka ndonjë element të veprës penalle, apo jo.,