Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Zgjedhja e gjeneralit të luftës së Kosovës si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, vjen reagimi nga zyra e kryeparlamentarit

15:32 / 03 Gusht 2022

U Kopjua

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Bozhidar Deliq ëshë zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Deliq Ish-komandanti I Brigadës së 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë është i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

“Se a dëshiron Serbia marrëveshje me Kosovën, tregojnë veprimet e mesazhet e njëpasnjëshme që i dërgon anëtari i qeverisë se kasapit të Ballkanit Vuçiq”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.

“Zgjedhja e komandantit Delic i cili mori pjesë në sulmet në Kosovë të ushtrisë jugosllave si nënkryetar te parlamentit të Serbisë është veç mesazhi i radhës se politikat e Millosheviqit admirohen e fuqizohen edhe në shekullin 21”, ka mbaruar postimi i tij.

E zgjedhja e tij nga deputetët që shumica prej tyre janë pjesë e partisë së Aleksandër Vuçiqit, vjen në një kohë kur në Veriun e Kosovës kishte tensione.

Pikërisht ato tensione rezultuan pas disa deklaratave që Vuçiq i dha mesditën e së dielës.