In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Zhegrova në garë me Messin për golin e muajit

me 5 Maj 2022 ora 14:36

U Kopjua

Edon Zhegrova e realizoi një gol fantastik gjatë muajit prill në Ligue 1.

Ylli kosovar ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë dhe e kishte gjetur një gol të rrallë në ndeshjen e ekipit të tij, Lille ndaj Angers, duke e barazuar rezultatin.

Dhe, goli i përfaqësuesit kosovar është futur në garë për t’u zgjedhur si më i miri i muajit prill.

Ish-futbollisti i Baselit, i cili u transferua në janar në kampionatin francez, është në garë me yllin argjentinas, Lionel Messi, i cili po ashtu e realizoi një gol spektakolar për Paris Saint-Germainin muajin e kaluar.

Ylli kosovar dhe ai argjentinas janë favoritë për ta fituar këtë çmim prestigjioz, i cili ndahet çdo muaj në Ligue 1.

Zhegrova i ka realizuar dy gola deri tash me ekipin francez, ndërsa spekulohet se interesim për të ka shfaqur Arsenali.