In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Zvicra do të rris pagat vitin e ardhshëm

me 29 Tetor 2021 ora 07:57

Eine Frau praesentiert das Erscheinungsbild der neuen 1000-Note am Dienstag, 5. Maerz 2019 in Zuerich. Die neue Banknote wird ab dem 13. Maerz in Umlauf genommen. (KEYSTONE/Ennio Leanza)

U Kopjua

Rritja e pagave pritet të jetë pak më e lartë se këtë vit, në të cilin, sipas kompanive ka një rritje mesatare të pagës prej 0.6 për qind 

Në një anketë të realizuar mbi temën e pagave, banka e madhe zvicerane UBS ka pyeturf 314 kompani. Ato presin një rritje të lehtë të pagave në vitin 2022. Kjo do të thotë se rritja e pagave ka mundësi të jetë pak më e lartë se këtë vit. Për vitin aktual, kompanitë supozojnë të ketë pasur një rritje mesatare të pagës prej 0.6 për qind, raporton srf.ch.

Megjithatë, duke marrë parasysh inflacionin, rritja nuk është aq e lartë: ekonomistët e UBS po parashikojnë një normë inflacioni prej 0.5 për qind për vitin e plotë 2021, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se niveli i pagave duhet të rritet vetëm me 0.1 për qind në kushtet reale, këtë vit.

Për vitin 2022, ekonomistët presin një normë inflacioni prej 0.4 për qind dhe një rritje reale  të pagave prej 0.4 për qind.

Ndërkohë, UBS nuk është e shqetësuar për stagnimin e konsumit. Sipas ekonomistëve, konsumatorët tani kanë madje fuqi blerëse më të lartë. Kjo sepse njerëzit kanë kursyer më shumë gjatë pandemisë.

Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave, norma e kursimeve u rrit nga pothuajse 20 për qind në mbi 30 për qind.

“Disa nga këto kursime ka mundësi të kthehen në konsumin privat në tremujorët e ardhshëm dhe të mbështesin ekonominë”, thuhet në parashikim.

Ky supozim i bankës së madhe mbështetet edhe nga një perspektivë pozitive të treguar nga kompanitë e anketuara, përcvjell albinfo.ch. Sipas sondazhit, pothuajse 80 për qind e kompanive presin që ekonomia zvicerane të vazhdojë të rritet në vitin e ardhshëm.