In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Zyrtare: Kosovën do ta përfaqësojnë edhe vajzat në garat e FIBA-s

me 9 Korrik 2020 ora 14:19

U Kopjua

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim për paraqitjen e Përfaqësueses A të Vajzave në garat zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.

Vendimi është marrë pasi është diskutuar më parë në Bord dhe pas analizave të bëra për Përfaqësueset e Kosovës në konkurrencën e vajzave ndërmjet Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, Sekretares së Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtorit të Përfaqësueseve, Granit Rugova.

Federata e Basketbollit e Kosovës zotohet se do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e duhura për paraqitje sa më të mirë të Përfaqësueses sonë në garat e FIBA-s, ku për vashat tona seniore do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë në një garë zyrtare të FIBA-s.

“Jemi shumë të lumtur që pas shumë diskutimeve dhe analizave, Bordi i FBK-së ka vendosur që Kosova A (vajzat) të paraqitet zyrtarisht në garat ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që vashat e Kosovës në kategorinë e senioreve do të luajnë në garat ndërkombëtare të organizuara nga FIBA”, ka thënë Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme në FBK.

“Ky vendim është shumë i mirëseardhur dhe njëkohësisht shumë i rëndësishëm, pasi vashat tona do të kenë mundësi të përfaqësojnë vendin sa më denjësisht në garat ndërkombëtare. Më herët këtë privilegj nuk e kanë pasur shumë lojtare që kanë luajtur me dekada të tëra”.

“Ne mund të formojmë një ekip të mirë te Kosova A (vajzat), duke kombinuar lojtaret që kanë përvojë, por edhe ato më të reja, që premtojnë shumë për të ardhmen. Gjithashtu presim mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe sponsorët e ndryshëm, pasi kemi nevojë për përkrahje, që të kemi një përfaqësim sa më të mirë në garat ndërkombëtare”.

“Besoj se, do të kemi përkrahje edhe nga komuniteti i basketbollit, për shkak se, do të debutojmë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare dhe ky është një hap i madh për basketbollin e vajzave në Kosovë”.