Zyrtare: UEFA merr vendim, Rusia nuk lejohet të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024

17:13 / 20 Shtator 2022

U Kopjua

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka marr një vendim për kombëtaren e Rusisë në futboll.

Për shkak të invazionit rus në Ukrainë, kombëtarja ruse e futbollit nuk do të lejohet të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024, shkruan Kosova Live.

Ky vendim ishte marrë para disa muajsh, por sot u rikonfirmuar përsëri, pas ankesave.

Po ashtu ekipet ruse të futbollit nuk lejohen të luajnë në Ligën e Kampionëve apo ndonjë kompetcion tjetër evropian të futbollit./Kosova Live/