In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Zyrtari i VV’së kërkon ndihmë nga Edi Rama pas presioneve për mbajtjen e Referendumit të Serbisë

me 14 Janar 2022 ora 15:51

U Kopjua

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet të veprojë ndaj tentimeve të Serbisë për të mbajtur referendumin në Kosovë, raporton Kosova.LIVE.

Zaimi ka shkruar se është momenti që kryeministri dhe diplomacia e Shqipërisë të veprojnë.

“Është momenti që kryeministri i Shqipërisë dhe diplomacia e saj, të veprojnë për të frenuar tentativat provokuese të Serbisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Zaimi.

Ndryshe, përmes një deklarate të përbashkët, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, pas takimit me QUINT-in, kanë njoftuar se nuk janë lëkundur nga qëndrimi për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovës, ku OSBE-ja do të merrej me grumbullimin e votave sikur në votime të së kaluarës.

Në këtë komunikatë tri institucionet kryesore të shtetit kanë përsëritur qëndrimin se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.